PËR TY NËNË.. Thesaret e Davës
Me lot në sytë e buhavitur
me mall përvëlues që në shpirt po ndjej,
për ty o nënë që më linde
vargje shkrua,j mallin tënd dua të nxjerr.
Jam në mes udhës së mjerë
sa do doja të të kem pran,
në kraharorin tënd t'mbështetem,
të heq pak mallë e të qaj me ty hall.
Oh ç'më kujtohet zëri i saj i ëmbël
së fundmit herë në telefon,
kur më tha eja moj bijë
se ora e fundit po më ofron.
Sa keq më tingëlloi ajo fjalë
në shpirtin tim çmë theri fort,
helm e vrerë në zemër mu ngjit,
çuditem me fjalët që më thot.
Si furtuna nisem për tek nëna
me një frymë pa u ndal,
fort ta puthja e shtrëngoja,
me erën e nënës të shëroja plag.
Por ajo mua s'më priti më shteroi krejt fuqinë
sytë kish mbyllur pa më parë,
ah çtë shihja e mjera unë,
at hyjneshë në shtrat gjej shtrirë.
Ah moj nënë, ah moj nënë
më ike pa rrokur e përqafuar,
ç'peng e brengë mua m'ke lënë
gjersa afër tejet të vij,
do mbetem e përmalluar.!
Thesaret e Davës . Qershor.2021.
ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation