Në rrjedhen e lumit.. Zoica Gjolla Popi Angli
Tregim
Pjesa e tretë
Kejti, siç e quanin vajzën i pa shokët me vërejtje. Ata ulën sytë sikur po mbanin një faj të rëndë.
- Mos u shqetëso se Mirko ishte në anën tjetër larg shinave, për ta kaluar topin.
Vura duart në kokë e thërrisja me sa fuqi që kisha:
- Mirko... Mirko mos lëviz, rri i qetë deri sa të largohet treni.
-Nënë! Klea... jam mirë... mos u shqetësoni... - thërriste Mirko i trembur.
M’u shkri gjaku kur e pashë tek shtrëngonte fort topin e tij të dashur e buzëqeshte mes frikës së tij e tonës.
Të dy djemtë e shtrënguan me dashuri, e bënë atë shenjën e preferuar, duke rrahur duart me njëri tjetrin shumë në modë për djemtë e rinj anglezë, HI-FI me Mirkon dhe u larguan të tre në drejtim të rezervuarit në mes të pyllit. Kejti kthente kokën herë pas here dhe na përshëndeste me dorë deri sa u zhduk.
- Nënë, më erdhi zor që u alarmove aq shume në sytë e tyre. Unë jam i madh e ai tren ishte i gjatë, por ishte si tren xhuxhësh - Sikur ta dija, që në atë tunel pemësh kalonte treni, s'do të isha tmerruar as vetë, as ju e as ata që ishin aq të mirë. Por pyjet angleze qenkan të çuditshme. Unë nuk e fiksova këtë detaj të rëndësishëm në hartë.
- Më fal nënë, më takonte mua ta studioja mirë - tha Klea.
Rruga në kthim ishte e lehtë nga shenjat që kish lënë Mirko, që po hiqej si komandant i grupit. Duke pirë lëngjet e fundit, gjetëm anën e zbritjes së shkallëve buzë lumit.
Mirko, që nuk ndjente lodhje, filloi ta puthte topin në rrugën e ngushtë.
- Mirko, mos se do të bjer topi në lumë!
- e porosita dy tri herë.
-Po s'e mbajte dot ti, ta mban motra!
Hapat i hidhnim ngadalë nga lodhja.
Mirko përsëri e gjuajti topin e kur shkoi me shpejtësi ta kapte, topi u rrokullis drejt e në lumë.
- Nënë... nënë...- u kthye nga unë i mërzitur.
Sytë në ngjyrën jeshile i ishin zmadhuar nga habia, vështrimi i tij kish marrë papritur mënyrën pyetëse akoma të pashprehur. I shkela syrin Kleas, që ishte gati ta fajësonte.
Rrjedha që ishte bërë më e rrëmbyer, po e merrte topin me shpejtësi përpara. Njëra nga valët e shtyu në anën tjetër të bregut,k u shkëlqenin myshqe të ngjitura pas faqes së gërryer. Rosat që po notonin të rreshtuar një nga një, devijuan për t'u shmangur nga topi që tashmë nën reflektimin e rrezeve të diellit në perëndim, po thyente nuancat e tij.
- Nënë, dua topin tim! Të tre dimë not. Eja ta kapim!
- Shpirti i nënës! Të tre kemi notuar në det. Lumenjtë janë më të rrezikshëm edhe për notarët e mirë.
-Mirko është e pamundur, dhe pikë!
Le të lozin rosat e mjellmat! Është surprizë e bukur për to - ia mbushte mendjen Klea duke ia hedhur dorën në qafë.
Mirko mblodhi buzët! Tiparet e tkurrura me vështrimin te topi, të jepnin përshtypjen sikur po humbiste gjysmën e botës së tij fëmijërore.
-Eja zemër, mos e kthe kokën prapa!
Ai nuk do mbytet, por do qëndrojë përherë përmbi ujë.
-Jo nënë, të paktën më lërë deri sa të zhduket.
Sa më shumë rrjedha e merrte përpara,topi zvogëlohej në përmasat e tij, aq më shumë dhimbje kishte përhumbja e shikimit të Mirkos!
- Të blen motra ty një tjetër top të ri!
Kam shumë paund që mblodha për ditëlindje.
- Kushton më shumë, pasi kisha bërë shumë gola e të gjithë më kanë quajtur nëpër ndeshje futbolli Mesi i ardhshëm.
Klea ja dha të qeshurit e filloi ta guduliste.
Në momentin që ajo priste të qeshurën e tij, Mirko filloi të qante me të madhe.
E përkëdhela në flokët e lëmuar me shumë dashuri dhe i dhashë ujë të pinte. Shpërthimi i tij sikur vinte valë -valë në një dënesë të mbytur.
- Nuk qaj më për topin, por për diçka tjetër që nuk e them dot.
- Thuaja motrës, po s'deshe ta di nëna!
- Klea si do t’ia bëj unë kur të vdes nëna?
- Mos të na dëgjojë, ule zërin!
-Edhe unë e mendoj kur sëmuret dhe qaj fshehurazi Mirko! Ja pse jemi motër e vëlla, se kemi të njëjtin shqetësim.
I dëgjoja duke më ardhur për të qeshur.
Mirko akoma lotonte e po më dhimbsej.
- Nëna ime si do jetoj unë kur të vdesësh ti?
- S'di të mbash një sekret - u hodh Klea duke psherëtirë sikur gjëma po ndodhte.
- Eja shpirt i nënës, më trego sa shenja të vrarash ke tek këmbët? Ai ngriti i bindur pantallonat gjer tek gjuri. Sa herë vritej nuk i tregonte shenjat e nxira, as dhimbjet, as gjakosjet.
- Bobo, mor Mirko sa je vrarë nëpër gjithë trupin ndoshta- i tha Klea që i zmadhonte më shumë gjërat.
Kur Mirko kujtohej për topin me mendjen e tij, përsëri i vinte vala e të qarit me vdekjen e nënës.
- Eja Mirko të tregojë nëna diçka. Një ditë mbase kjo do të jetë e largët, unë do të bëhem engjëlli mbrojtës i yti lart në qiell. Përsëri do të jetë bukur, sepse sa herë të shikosh qiellin, ty do të kujtohet nëna jote me sy të kaltër. Do të ndodhin plot mrekulli, sepse ti je shpirt njeriu. Kur ti te rrëzohesh, nëna do të ngrejë me zërin e shpirtit pa rënë akoma në tokë. Ti nuk do të vritesh më. Zëri i shpirtit të nënës do jetë i ëmbël kur të të pyes:
- Mirko, çohu! U vrave bir? A të dhemb?- edhe pse nëna të ka ngritur para se të rrëzohesh. Mirkos po i shkëlqenin sytë nga një habi dhe mirënjohje e thellë. Mbështeti kokën në gjoksin tim e pastaj me zërin e tij tashmë të çliruar nga dënesat tha:
- Nënë, askush nuk m’i ka thënë mua më parë këto fjalë, që më ngrohin zemrën kaq shumë.
- Po nëna, Mirko i dinë mirë disa sekrete , prandaj nuk dua të të shoh të mërzitur e të qash.

ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation