اخر الاخبار

آخر الأخبار

Gëzuar Baba.. Salo Shehu Kordha

 




Fluturova ditën e festës tënde
Në malet e lartë të bukur shumë
Ti me shpirtin tënd më erdhe fluturuar
E festuam ditën e baballarëve  të dy *
*

U lumturuam shumë, Baba i shtrenjti imë
Të shikoja në buzëqeshjen time pranverore
Këndoja e kërceja, e ti bashkë me mua gëzoje
Gëzuar festën të urova shpirtë, ti u lumturove *
*

Në bukurit e natyrës dëgjuam bilbilin këndonte
Çajin trëndelinën, na ëmblsonte e na shëronte
Mbajtëm erë trëndafilit ,në lulishtet e shtëpive
Në çdo hap ku hodha, gëzuar festën ta urova *
*

Se kishim bër këtë rrug bab në këto male
Ngjante shumë me atje ku bashkë udhëtuam
Atje ku ti dorën më jepje kur isha shum e vogël
Më rrite të lumtur,e u bëra grua për tu martuar *
*

Shtëpit si tonat me pllaka gurri, atje ku jetuam
Për dru e ujë, me bagëtin nëpër pyje zbukuruar
Udhëtim i bukur i joni babushi imë  i shtrenjtë
Unë i'sha lulja jote e vogël, ti princi imë i uruar *
*

Dhurat i falëm njeri - tjetrit dashurin e munguar
Buzëqeshja ëmbël ndriste për ty te buzët e mia
Ti ëngjëll fluturove për bijën tënde të voglën
Unë nerajdha që shumë të dua festën për ta uruar - gëzuar i shtrenjti babushi imë gëzuar *
*

Autore
Salo Shehu Kordha
Athin Greece
Albania 🇦🇱
Data /21//6/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation