Puthja e dashurisë!.. Silvana Çekiçi Rodi
Puthja gonxhe trëndafili
Petalet e brishta i hap pak nga pak
Aroma e tyre përhapet si fllad pranvere
Shpirtin lumturon, jetën të shton
Ka puthje të ëmbla, të sinqerta
Burojnë nga shpirti , dalin prej zemre
Fjalët humbasin, ndjenjat ndizen flakë
Llavë e dashurisë të djeg për së gjalli
Ka puthje që janë si veriu i acartë
Vijnë si stuhi të ftohta , të akullta
Lotët kanë ngrirë nga zhgënjimi
Në shpirt sjellin dimrin zëmërak
Ka puthje hipokrite, të ndezura zjarr
Buzë sikur të puthin , në fakt të kafshojnë
Puthje të hidhura që të helmojnë
Plagët e shpirtit më shumë ti shtojnë
Puthjen e ka bekuar perëndia
Urë bashkimi , dy brigje takon
Puthja e dashurisë, burim që s'shteron
Trëndafil me vesë , vaditur je gjithmonë
28.05.2021
ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation