اخر الاخبار

آخر الأخبار

Goda e Verës.. Salo Shehu Kordha



Eja shpirti imë, të dalim në natyr,
Të sodisim anës detit tamam, si të rinj,
Me një god ver nëpër duar,e bashkë ta pim
Unë të pi nga goda jote,se është plotë ëmbëlsir.


Eja shpirti imë, se ti e di, të dua pa mbarim,
Kuajve të bardhë, të jemi sorkadhët në lëndin,
Unë e veshur si nuse, lule e bukur e të ndrij,
Ti veshur thjeshtë, se kështu të do shpirti imë.


E brenda njeri - tjetrit, të futemi, me magji,
Në rërën e detit të ngrohtë, e plotë dashuri,
Me godën e verës në duar, le të bëhemi tap,
Le të gëdhihemi anës detit në netët me vap.


Në stinën e verës,të kapemi dor për dore,
Të shëtisim detit, më bukur se në shëtitore,
Flladi i detit, me aromë të na përkëdheli
Goda e verës,të sjell rinin,se në zemër e kemi.


E këtu anës detit me godën me ver në duar,
Bashkë të vallzojm vals, me buzët bashkuar,
Kjo goda jon e verës, mos të ket kur mbarim
Si dashuria jon e ëmbël, që po na jep shërim.


Autore
Salo Shehu Kordha
Athin Greece
Albania
Data /26/6/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation