KOHË.. Tyran Prizren Spahiu
...një ditë do dëgjoni
iki në amshim
ndaluni një çast, moment të vetëm
kujtoni Bohemin e Qytetit
dashnorin e të mirës, thjeshtësisë
modestin në jetë
pendën vendosni në bojë shkrimi, gjeni foto të rastit
u prehtë në paqe i yni mik, pasionant i shkronjave shqipnjë.
*Ata, qeveritarët, të thirrurit e shoqërisë
më kanë anashkaluar, bezdisur qetësinë
kurban kjofshin mosdijes, diskriminimit, varfërisë së sjelljes.
*
Jeta vazhdon, poezitë shkruhen
shpërndahen
lexohen me kërshëri
aty, mes vargjeve hijen time do e gjeni.
*
Mirëpritur nga Lidhja, Kroi i Shadervanit
ndaluni tek Ura e Gurit
një varg, vetëm një varg recitoni
puhiza e lumit do shoqëron në banesën tim të fundit.
*
I qetë do prehem, në hak askujt nuk kam hyrë
bukën e nevojtarit nuk kam ngrënë
kavanozëve të qelqtë të partisë, pasanikëve të rinj
kurrë nuk jam nënshtruar.
*
Përjetësinë kam gjetur fal shkronjtarëve të vërtetë
në olimpin e dijes
zenitin e moshës
vargjet janë derdhur tej horizonteve të paimagjinueshme
aty do jem, në vendin më të përkryer të Burimit.
Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike.
KALORËSI
ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation