اخر الاخبار

آخر الأخبار

STOP FENOMENIT DROGË!.. Mimoza Hoxha Xhebexhiu

 



Me sytë e mi i kam parë,
fëmijë që ecin e tërhiqen zvarrë,
me jetèn e tyre zhytur në llum,
e kalvari i vuajtjeve,asnjëherë s'ka fund!

Janë të pafajshëm ,që kanë humbur vetveten,
dhe shumë tè pashpresë ,janë për jetën,
thellë mbrënda tyre ata nuk egzistojnë,
e as vlerat e jetës më nuk i kuptojnë!

Pse o zot,këta fëmijët tanë,
pse pre e këtij fenomeni janë?
Po na qan shpirti për dlirësinë,
e për lotët e nënave ,derdhur për fëminë!

Ësht fenomeni më i rrezikshëm ,sot për sot,
droga,ku ka prangosur tërë këtë botë,
janë ata pra fëmijët ,e ardhmja jonë,
ku kjo e flamosur ,sot po i shkatërron!

Dhimbja më e madhe e këtij fenomeni,
ësht se një rrugë me kthim pas ,asnjëherë më  nuk kemi,
prandaj kurrë mos ngurro, e mos neglizho,
në dhimbje e vështirësi,pranë fëmijës qëndro!

Tregoji ti atij,se çfarë ësht droga,
kurrë mos lejo askënd,ta shpjerë në rrugë me gropa,
mbaje ti afër që në moshë të hershme,
në qëndër të vëmëndjes ,mësoje në rrugë të ndershme!

Ësht detyra e jote që fëmijën të mësosh,
çdo pasojë të drogës duhet t'ja shpjegosh,
me qetësi durim,e me plot përkushtim,
që të fitosh statusin e bukur, prindërim!

Se fëmija ësht gjithçka kemi,
në çdo hap të tij ,aty duhet të jemi,
mos neglizho ti kurrë ndaj tij,
edhe pse të sos durimi,e të sjell shumë mërzi!

Të gjithë të rinjve të kësaj bote,po i drejtohem,
kurrë këtij fenomeni mos ti nënshtrohen,
se që nga momenti  kur ti e ke fillu,
jetën tënde plotësisht e ke shkatërru!

Autire:Mimoza Hoxha Xhebexhiu
Albania
Lushnje
27/06/2021.

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation