اخر الاخبار

آخر الأخبار

Dashuri e vërtetë.. Silvana Çekiçi Rodi

 




 Një zemër e vrarë e ndarë në dysh
Vështirë të shërohet ,të ngjitet përsëri
Mbetet shenjë, vraga e thellë e dhimbjes
Që ike pa thënë lamtumirë

Dashuria mbeti e murrosur  në gji
Si një ëndër e trembur që të zgjon pa dëshirë
Stuhia e dhimbjes  zemrën ja coptoj
Besimi që kish për të ju lëkund

Princi i kaltër  rrugën kish humbur
Tjetër Borëbardhë ndoshta përqafon
Kjo përrallë kështu mbaron
Një dashuri e gënjeshtër më mirë të marrë fund

Le të prishet kështjella e  ndërtuar prej rëre
Jeta nuk mbaroi ,nuk morri  fund
Një yll papritur do të vijë prej qiellit
Të buzëqeshin,  shpirti dhe sytë e tu

Të ngrohë zemrën e ngrirë ...të të falë dashuri
Të ndërtoni një kështjellë të fortë  guri
Dashuria të jetë e vërtetë e sinqertë
JO  gënjeshtra , fjalë ..... por besë burri!

04.07.2021
Autori: Silvana Çekiçi Rodi

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation