اخر الاخبار

آخر الأخبار

Erërat e jetës.. Silvana Çekiçi Rodi

 



I dua erërat që fryjnë në jetë
Më bëjnë të  ëndërroj
Flladi pranveror më ledhaton
Petalet e luleve shpërndan , aroma e tyre ndihet kudo
Për erën e jugut që sytë lotojnë
Pëshpëritjet e shpirtit bëhen re
Shpërndahen horizontit të pa anë
Erërat e ftohta të veriut
Ku faqet  kuqëlojnë , buzët tharë nga thëllimi
Zë i mekur prej të ftohtit ka marrë arratinë
Erërat e jetës nuk kanë kohë, fryjnë gjithmonë
Janë stuhi, furtuna,uragane   ciklone,  tajfune.
Përballesh në  rrugë, oqeane, male, fusha ,qiellit të  pafund
Të përplasin me gjithë fuqinë e tyre,
Rëzohesh...por gjen forcë dhe ngrihesh përsëri
Sfidat mundohesh ti fitosh  me energjinë e  brendëshme që shpirti gjeneron
Erërat janë lëvizje...eksperimenton shtigjet e jetës
Fuqia e tyre depërton në çdo zemër
Erërat fryjnë mbi mullinjtë e jetës
Fuqia e tyre ndriçon çdo errësirë

Autori  Silvana Çekiçi Rodi

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation