Mos më Largo... Salo Shehu Kordha
Mos më mërrzit, mos më largo
Dashuria ime e ëmbël, nuk të mjafton
Buzët e mia që të puthën me dashuri
Gusha ime e bardhë, pa argjend e flori.
Flokët e mi që të mbanin erë trëndelinë
Këta sytë e mi për ty që të lëshuan shkëndi
Mos i harro buzët, që të dridheshin për mua
Poshtë mos e hidh atë fjalën vetëm ty të dua.
Vërtet më deshe, më thërrisje moj zemër
Mos mu largo, të më mbetesh në ëndërr
Se të dua gjithmonë, këtu në shpirtin tim
Vetëm ty ta fala jetën, dhe gjithë bukurin.
Mos mu largo,e më lë këtu në trishtim
Se buzët e mia të njohin vetëm ty
Trupin tim, e kan prekur ato duart e tua
Mos ik nga lulja jote, që të thot të dua .
Autore
Salo Shehu Kordha
Data /28 /6/2021
ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation