اخر الاخبار

آخر الأخبار

Mos qaj.. Salo Shehu Kordha

 




Pse po qan moj Xhevaire
për gjerdanët e Ilirëve
kujtim mi kish falur nëna
më ran ku më shkau këmba.
*

Si ti them nënës e mjera
më tha se nuk ka të tjera
nga sedra lotët më ran
 fshimi pak more çoban.
*

Sot në shpi mos të shkoj fare
a do më pranosh në stane
në cep të kasolles fle
me minder jo me shilte.
*

Dhe nesër që me saba
prap të kërkoj e mjera
ti vazhdo punët në stan
dhe lëri lotët mënjan.
*

Mos vazhdo të qash për mua
unë do kaloj për në krua
do të thërras si thëllëza
të më fshish lotët e rëna.
*

Gushës të kem dhe gjerdanet
bukuri margaritaret
jan gjerdanët e Ilirëve
amaneti i të dy prindërve. *
*

Autore
Salo Shehu Kordha
Data /10 /7/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation