اخر الاخبار

آخر الأخبار

Për ty Xhelo Vasjari.. Salo Shehu Kordha

 



Nga fundi i fshatit, dëgjohet klarinet
është Xhelo Vasjari, i bie me lezet
filloi progonishtja, nusja po na vjen
kajtushkën kërcejn, vajzat me gjithë djemë.


O Xheladin djali, lum për ty Vasjari
në tonat shtëpi, sa dasma gëdhive
martuam vajzat lule, djemtë si flori
eh shpirti na gëzonte në tonën rini.


Ti me klarinetën, e tundje dynjan
O Xhelo Vasjari, në zemër të mbajm
ato nënat tona, në dasma kërcenin
hidhnin valle treshe, se atë pëlqenin.


Gjithë rinin e fshatin e mbaje të gjall
lule Xhelo djali, që gjezdisje dynjan
në të gjitha fshatrat, shkoje me rinin
atje bënit mbrëmje, e estrada me Alin.


Vatra e kulturës gjëmonte si deti
ku mbrëmjeve, mblidhej i gjithë mileti
edhe pse të lodhur ditën ,në koperativ
ti me klarinetën, na dhuroje gëzim.


Djalë Xhelo Vasjari, i nënë Asimes
klarina për tyja, është i ëmbël talent
në gjithë Shqipërin, me klarin ke shkuar
se je djalë Vasjari, dhe mbetesh i zgjuar.


Fshati jon i bukur, ka rritur levenda
shkruajn e kërcejn ,lezet u ka kënga
kudo ku jetojm, të gjithë kemi fam
burrimet e fshatit, ujë grrilli na dhan .


Ti nga fshati ike, atje po jeton
mbiemrin Muhametaj Vasjari ta thon
fshatin mban në zemër, atje i ke rrënjët
me halle të rritën babai me nënën.


Familje të bukur, rrite e krijove
Shegën një cop yll, ti gua martove
gjashtë vajza si drita, rrite o flori
djalin yllë mëngjesi, e ke vetëm ti.


Nipër e mbesa, jo pak trembëdhjetë
krenar për gjyshin, kërcejn me klarinet
djali ytë talentin, në gjak e në vena
o Xhelo Vasjari, krenar gjithë Tepelena.


Ylli i klarinetës, do mbetesh gjithmonë
se emri ytë i bukur, Xhelo Vasjari të thon
Shqipëria jon ka plotë, klarinista
do mbeteni në breza, nuk na humbet tradita.


Autore
Salo Shehu Kordha
Data /30/7/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation