اخر الاخبار

آخر الأخبار

Shtigjet e lumturisë.. Silvana Çekiçi Rodi

 



Shpirti im është një botë e madhe
Brënda saj ndihem përherë fëmijë
Me ëndrra dëshira për jetën pa fund
Në fillim duken të vogla pa rëndësi
Me kalimin e viteve kupton vlerën e vërtetë
Ku lodrat e ëndërruar bëhen realitet
Ditët ikin .....të tjera vijnë
Duhet të kuptosh sa më bukur ti kalosh
Në shpirt të mbjellësh dashuri
Gjithmonë shpërblehesh  me lumturi
Të përmirësosh  veten për tu përballur me problemet e jetës
Vitet të kanë rritur në moshë por të kanë bërë më të fortë
Guxo ,përballu  ball për ball  me jetën
Mirë është të dalësh fitimtar në çdo sfidë
Por një gjë mos ndrysho, shpirtin e fëmijës
Shtrëngoje fort pafajësinë, mos e ler të  fluturojë!

Autori: Silvana Çekiçi Rodi
Data 07.07.2021
Vendi: Albania

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation