اخر الاخبار

آخر الأخبار

Të jesh grua!.. Silvana Çekiçi Rodi




Kur thua grua , ke thënë jetë
Prej saj lindin  të tjerë
Diell plot rreze  të ngroh në çdo kohë
Lëndinë e lulëzuar gonxhe çel gjithmonë

Grua je e dëshiruar, je domosdoshmëri
Në mëngjes ëngjëll në mbrëmje je perëndi
Bletë puntore  , kurrë nuk përton
Me mençuri  dhe durim fëmijët edukon

Të gjithë burrat janë më fat
Kur gruan kanë krah të djathtë
Luftojnë problemet ti zgjidhin bashkë
Jeta përballohet me lehtësi ,plot  mirësi dhe dashuri

Gruaja është e brishtë dhe e fortë njëkohësisht
Do përkujdesje  të vazhdueshme
respekt dhe vlerësim
Grua qënie njerëzore, dhuratë hyjnore
Bekim nga zoti ke  mëmësinë !


ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation