اخر الاخبار

آخر الأخبار

Punë më prishi jeziti… Salo Shehu Kordha

 



Çtë gjeti, kështu moj Xhik
Pse po ri, shumë e mërrzit
Te stani kur milja dhit
Jeziti më kish kërkuar një dit.


Nuk ia dha fjalën babai
Më erdhi nga jashtë stanit
Tëk e hodhi, një cop dru
Dëng, më qëndroi në sy.


Po mendohem, kush më merr
Me këtë syrin, e nxjerr
Hal më kishte në sy
Erdhi e më bëri kështu.


Dot me sy nuk e pash
Po mendjes time i rrash
S'më la jeziti rehat
Të kisha një goxha fat.


Po s'më ka dashur vërtet
Kush të do nuk të vret
Po të merë me të mirë
Të sjell unaz xhevair.


Një melodi të ofron
Si bilbili që këndon
Të gëzon, të bën për vete
O jezit, që jezit mbete.


Unë dhe me sy të vrar
Mbeta ëngjëll i pa parë
Gjithë nur e bukuri
Lum se kush më mban në gji.


Autore
Salo Shehu Kordha
Data /22 /8/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation