اخر الاخبار

آخر الأخبار

Na lini të përjetojmë qetësinë... Thesaret e Davës

 



Mendime pa fund enden
duke u përkundur
në djepin e botës.
Një trup i paralizuar,
si ëndrra dite e nate,
me një fill pa mbarim,
ku nën një dritë të fshehtë
ruan kafkën.
Duke ju qëndruar kohërave
udhëton menduar,
nga mëngjesi
e gjer në mbrëmbje.
Bluan thashethemin
që qarkullon.
Ç'far duan të thonë?
pse flasin!?
Eh'  urrejtja e s'mira
sëmundje e pa shërueshme.
Po po një ç'mënduri
diagnoza më e rëndë ekzistuese.

Bota ecën në gjurmët tona fshehurazi
e heshtazi të përndjek,
të përgojon
të përç'mon,
e të sheh me syrin kritik,
pa menduar që vetë është errësira.
Sa keq për ta!  Ufff"
Bota le ta dijë që askush s'ka të drejtë
të të ngasë,
të të bëje moralin
e as biografin ty.!

Ah' o botë e cekët
s'prapsuni me djajt tuaj,
me hipokrizin,
NA LINI TË PËRJETOJMË QETËSIN.!

Nga: Thesaret e Davës ( Dava Begu )

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation