اخر الاخبار

آخر الأخبار

Pema dhe stinët… Silvana Çekiçi Rodi

 



Jam një pemë në pyll, në pranverë lulëzojë
Gjethet e gjelbërta më mbulojnë ,filloj ëndëroj
Fryjnë erërat pranverore, bashkë  zëmë vallzojmë
Lulet lulëzojnë ,ngjyra ylberi reflektojnë

Në verë piqen frutat e tyre
Ëmbëlsinë e tyre shijojmë gjithë dëshirë
Sa shpejt ndryshon pamja e tyre
Vjeshta afron, gjethet fillojnë zverdhojnë

Pa kuptuar toka mbulohet me tapetin e verdhë
Era lart i ngre si flutura të trembura  të hutuara,
Ditët me diell janë të numuruara, qielli shpalos mantelin gri

Pema e zhveshur fillon të ngrijë
Dimri plak e mbulon me pallton e tij
Ajo  e lumtur fillon të buzëqeshë
Në pyllin e shpirtit fillon blerimi i ri

04.09.2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation