Thesaret e shpirtit… Silvana Çekiçi Rodi
Në thellësinë e shpirtit njerëzor fshihen thesare
që nuk i merr koha, nuk i zbeh stuhia e jetës,
as nuk i shuan errësira e botës me krisma vrastare
Janë dritat që ndriçojnë thelësitë e zemrës .
Në të ka udhërrëfyes në ditë të mira e të vështira:
Është falja, besa dhe dashuria që të rinon.
Falja është si një burim i pastër, që lan plagët e nxira.
Ajo nuk harron dhimbjen, por me urretjen jeton
Falja i çliron krahët e shpirtit, e bën më të lehtë,
I jep njeriut forcën të ecë përpara me paqe.
Besa është fjala që nuk thyhet, kurrë në jetë
Mbi të ndërtohet besimi i një të ardhmeje.
Ajo është nderi i njeriut që qëndron edhe në stuhi.
Kur besa ruhet me zemër të pastër qelibar
miqësitë bëhen më të forta, në përjetësi
Sjell familjet më të bashkuara dhe shoqërinë kristal
Dashuria është mbretëresha e lulja që çel në çdo stinë.
Ajo ngroh zemrat e ftohta, sjell buzëqeshje
Në fytyra të lodhura ta mbush jetën me kuptim.
Dashuria nuk pyet për moshë, pasuri kufinj nuk njeh.
Kur falja, besa dhe dashuria bashkohen në një trup
njeriu bëhet më i mirë, më i fortë dhe më i mençur.
Falja sjell paqen, besa sjell besim më shumë
Bëhet si pjergulla që në trung ri mbështetur
Le t’i ruajmë këto thesare, si ari më i çmuar
Sepse pasuria e vërtetë nuk matet me atë që kemi,
por me atë që mbajmë në shpirtin e trazuar.
Ku të gjithë cilësitë bëhen ngjyra ylberi
Tiranë më 18. 06.2026

ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation