Vals i dashurisë.. Zoica Gjolla Popi
Poezi
( marre nga libri “ Vals i dashurisë)
Vals i dashurisë..
Të ftoj......
në një pikë loti fshehur
nga një mall i çmendur
me një dhimbshuri të dehur....
Valsin tonë të dashurisë
të vallëzojmë.....
Ah........!!
dielli do çuditet....
në përflakje të pavenitur
do harrojë të perëndojë...
Të përgjërohem...
në një rrotullim rrethuar
në një ndjenjë lënduar
nuk do të le......
Vazhdojmë vallëzojmë.....
si dikur.......
në një ritëm lehtë .. lehtë...
Në një shtrëngim të fortë zemrash
lule pansetë çelin
në gjithë lumenjtë që rrjedhin
myshqevarurat pikojnë....
Në valsin tonë të dashurisë....
harqet e violinave
në tinguj të pangrirë...
kujtime do zgjojnë.......!!
Zoica Gjolla Popi
Angli

ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation