INTELIGJENCA DYSHON,INJORANCA E SIGURTË!.. Mimoza Hoxha Xhebexhiu
Inteligjenca sot,endet nëpër botë,
me emra e identitete të fshehura plot,
por mbi gjithçka atë e kan shfrytëzuar,
injoranca atë ndër shekuj e ka sunduar!
Ësht i pashmangshëm dueli midis tyre,
jan dy polet e kundërta të kësaj natyre,
njëra përqafon vetëm të vërtetën,
e tjetra ësht veç llum për jetën!
Ligësia ësht ana më e keqe e kësaj bote,
sëbashku me të mirën kanë jetuar prej qëmoteve,
brez pas brezi me njëri-tjetrin kan luftuar,
e mbi inteligjencën fatkeqësisht ka ndikuar!
Gjithmonë një të zgjuar,
e kanë quajtur të çmëndur,
pa marrë parasysh,
se kjo botë prej tij ka rendur!
Si ato rrënjët e gramit ,
ësht injoranca e ligësia,
ku pa u kuptuar shpërthejnë e përhapen,
e nuk ngopen nga babëzia!
Por ky bar i keq ka perfshirë,
dhe politikën e një bote të tërë,
me pangopësinë e tij,ësht shtrirë,
rritet e lulëzon ,qetësisht gjatë e gjerë!
Edhe pse e vërteta ju del atyre në shesh,
e me drejtësinë ata bien dhe ndesh,
përsëri ata dalin të paprekur ,e të fituar,
e bëmat e tyre çuditërisht kanë mbuluar!
Eh moj botë,nuk je si dukesh nga jashtë,
i miri dhe i ligu ,po na jetojnë bashkë,
kështu na e paskan mundësuar këtë jetë,
por jemi ne ata,që duhet ti japim gjithçkaje,rrjedhën e vet!
Autore:Mimoza Hoxha Xhebexhiu
Albania
09/07/2021.

ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation