اخر الاخبار

آخر الأخبار

Eja biro po të pres… Salo Shehu Kordha

 



Biri imë, s'po të shikoj te porta
fle ngrihem, ngrysem, gëdhiem
natën çohem, te krevati shikoj
mos erdhe mbrëm, se gjumi më kish zën.


Te porta dal, dua fortë të thërras
në baçe mos je, e vadit të mbjellat
shikoj në lulishte, mos këput trëndafila
me aromë të mirë , e të mi sjellësh mua.


Nëna jam bir, kudo po të kërkoj
në verë po të pres, të vish, të më takosh
me fukën në mes duke tjer, e këng nëpër goj
ulur në ballkon, vetëm ty, po të mendoj.


Unë u plaka bir, vite shumë, ti ike larguar
nga thinjat nuk njifem, kokën më mbuluan
faqet mu fishkën, si fiqt e that për dimër
eja biro eja, të shikoj nëna, dhe njëherë.


Autore
Salo Shehu Kordha
Data /5/8/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation