اخر الاخبار

آخر الأخبار

Fuqia e frymëzimit.. Silvana Çekiçi Rodi

 



Fuqinë e frymëzimit e gjej tek shpirti i lirë
Fluturon si rre puplore  horizonteve blu
Eksploron në fusha ,male ,dete dhe oqeane
Zemra dhe mëndja motivohen , shpresojnë  një të ardhme më të  mirë.
Tek e bukura natyrë me diell, yje dhe hënë
Tek flladi i  lehtë pranveror ,tek veriu i acartë i dimrit inatçor
Tek  vesa e barit dhe kënga e zogjve  në gojë
Tek  jeta që gonxhe shpërthen ,pikturuar me ngjyra ylberi.

Dashuria për njerëzit më frymëzon
Për ti parë me sy të qeshur dhe zemrat plot
Fëmijët ti shoh të lumtur të thurrin ëndrra
Shpresoj që  e nesërmja ti përqafojë me dëshirat  e zemrës të bëra realitet
Fuqinë e frymëzimit e gjej tek besimi në zot
Rrugët e jetës mi bën  më të lehta ,me dritën e tij mi ndriçon  
Frikën ,pasigurinë në shesh lufte e ftoj
Jetën e ndërtoj në shtigje  lumturie

Autori: Silvana Çekiçi Rodi

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation