اخر الاخبار

آخر الأخبار

Për Ty Zerqan i Dashur!.. Donika Meta Gjura

 



Për ty vëndlindja ime,
Sa mall kam kur të kujtoj,
Ndaj teje kam obligime,
Përjetësisht me ty jetoj..

Ku kalon zalli Bulqizës,
E rrjedhin ujrat e drinit t'zi,
Nga Tirana kur shkon për Dibër,
Në të djathtë më shtrihesh ti..

Nga male, kodra je rrethuar,
Fshat turistik një mrekulli,
Me ujë gurre kristal t'kulluar,
Zabeli Madh kurorë mbi krye..

Sa kënaqsi kur e vizitoj,
I shoh drurët njëqindvjeçarë,
Nën hije t'tyre ulem pushoj,
Ajrin e pastër aty e marrë..

Drurë të gjatë 10 - 15 të metër,
Vënd i shenjtë vakëf i thonë,
Në verë e n'dimër pothuaj i gjelbër,
Me shumicë gështenjë prodhonë..

Këtu mikpritja është traditë,
Kur të thirrë dikush në rrugë,
I zoti i shtëpisë t'thotë bujrëm mik,
Mirse t'pru Zoti qofsh i nderu..

Pa numër ka intelektualë,
Në këtë krahinë sa shumë janë,
Ti renditësh në letër t'bardhë,
S'më mjafton dhe një romanë..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt.02.08.2021!

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation