اخر الاخبار

آخر الأخبار

Mendimet.. Silvana Çekiçi Rodi

 




 Truri  mendon dhe vetëm mendon
Mendimet udhëtojnë hapësirës pa fund
Shpesh herë gjumin të prishin ,jetën ta çorjentojnë
Mëndjen keq ta turrbullojnë

Ka ca mendime të paqta të arta
Vijnë si fllad pranvere, zemrën ta lumturojnë
Bëhesh  zog me krahë ,i lirë  lartësive  fluturon
Jetës i buzëqesh më shumë e dashuron

Disa mendime vijnë si furtunë
Të trishtojnë, të lënë pa gjumë
Qiellin ta bëjnë gri,sytë fillojnë  lotojnë
Në këtë mjegullnajë rrugët  ngatëron

Kur me qetësi mendon, busulla mirë të orienton
Mendimet janë të pastra  kristal, si uji qelibar
Të motivojnë, jetës ti gëzohesh, fort ta  përqafosh
Far ndriçues në oqean , anija di ku ankoron .

Autori : Silvana Çekiçi Rodi

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation