اخر الاخبار

آخر الأخبار

"PËRSE SHKRUAJ" ?.. Thesaret e Davës



"Shkruaj që të sjellë në jetë përvojat e dhimbjes dhe lumturisë"

-Kurrë s'kam besuar e as s'besoj në shkrimet e mija.!
Nuk jam as poete e as shkrimtare. Nuk jam e fuqishme të shkruaj bukur me estetikë në gjuhën e poetit.
Hezitoja të shfaqesha" qëndroja e heshtur dhe mbështillesha brënda zheleve t'mija.
Miqt e mirë më dhanë shtysën edhe pse ngurova përsëri guxova të provoj.
Nuk e s'tudiova gjuhë-letërsinë edhe pse ajo ishte një ëndërr e imja më e madhe, peng i mbetur prej kohësh që kurrë nuk hiqet.Nuk pata mundësi të s'tudioj.!
Gjithsesi jam munduar të trajnohem vetë.
"Pse shkruaj"?
-Nuk shkruaj për konkurrencë, emër, famë e as për karrierë...nuk janë këto në natyrën time.
Nuk më lindi sot ideja që të shkruaja, por isha e destinuar, ëndërrimtare dhe e dashuruar me të shkruarën që në fëmijërinë time të hershme.!

Shkruaj sepse linda me muzën time, kisha pasionin e ndezur por që flakët mbyteshin në tymin e jetës me ngjyra gri të errëta.

-Shkruajta në ditaret e fëmijërisë,adoloshencës, rinisë dhe në vazhdim. Shkruajta të bukurën e të trishtën, dhimbjen e gëzimin, i ruajta por shum shpejt u zhdukën ato zhgarravina që i quaja thesaret e shpirtit.
Një zjarr fatkeq i shkrumboi të gjitha ato, gjithçka mbeti veçse një hi që i fryu era.
S'mu dhimbt banesa e as orenditë e sajë më shumë se ato letra me zhgarravinat e mija të famshme ku ishte shkruajtur e zeza mbi të bardhë. Ndoshta do më shajnë të gjithë ashtu siq kanë bërë të tjerët kur më shihnin tek qaja pa u ndalur për ata fletore e letrat që për mua ishin pasuri e frymëzimit tim.!
Oh" zot thash" pse të ndodhë kjo, e kam përjetuar shum keq.!
U ndala së shkruari për disa kohë të gjata, nuk shkruaja dot më, një imazh flake ku digjeshin letra më paraftyrohej gjithnji...gishtat e mi se mbanin dot më lapsin e as fletën në dorë, isha e dobët, shkruaja vetëm në imagjinatën dhe iluzionet e mendjes por si regjistroja dot humba.!
Pse shkruaj ?
-Fillova të shkruaj pas disa kohësh përsëri për shkak që trysnia e madhe më shtyu dhe më dha forcë të përballem me shumë situata të vështira në ecurinë e jetës.

-Shkruaj që të sjell në jetë përvojat e dhimbjes dhe të lumturisë.
-Shkruaj të kaluarën për të gjetur të tashmen, për të krijuar dhe shpresuar në ide të ndryshme.
-Shkruaj të trajnoj veten në rritje dhe aftësi personale dhe zjedhje të problemit...duke e përdorur si një mjet të efekshëm dhe terapi psikologjike dhe trajnim të domosdoshëm për gjëndjen emocionale timen...gjë e cila më ka dhënë efekt.!
-Shkruaj me botën shpirtërore, me fuqi të pa kufizuar ku një forcë e jashtme më flet brënda meje.
Provoj instiktin që më udhëheq dhe sa funksionale është brënda meje.
-Shkruaj sa herë që ndihem e frustrur meqë kurrë nuk i konsideroj ëndrrat e mija të plotësuara dhe përpiqem të gjej vet-veten.!

Pse shkruaj ?
Po" unë shkruaj nga dëshira që nuk e shmang dot veten nga 36 ( tridhjetë e gjashtë ) gërmat e Alfabetit shqip të cilat më gjallërojnë ata kur un i mar disa dhe i bashkoj me njëra tjetrën, sa më ngazëllejnë kur formohet një fjalë, fjali dhe më shumë, ahh sa bukur duket, kështu kënaqësia e të shkruarit më qon në botë tjetër...drejt qëllimit, pasionit, dëshirës dhe dashurisë së madhe sublime të bukurës dhe artit..
-Shkruaj që të qëndroj në zonën e rehatisë shpirtërore e të ndjehem më mirë, të argumentoj dobësitë e mija,ndërgjegjen me veten, të jemë idealiste.

-Shkruaj të jem model për fëmijët e mi, për komunitetin tim, për kënaqësinë e të afërmëve dhe shoqërisë që na rrethon.!
Më vjen keq që për shkak të diskriminimit, përbuzjes dhe paragjykimeve minoriteti im tashmë është mbështjellur në skepticizmin duke u bërë shumë mosbesues nga zhgënjimet e marra kohërave ku nuk ju është dhënë asnjë mundësi.
Kështu që më vjen keq për fëmijët e mij dhe komunitetin që nuk po e gjej mënyrën e duhur që të mund të binden mjaftueshëm e të thonë  gjithmonë "" Po edhe un vlej...jam edhe unë i/e aftë"" duke patur kurajon të ndjehen të vlerësuar të kenë dëshirën për të ardhmen, të njohin të bukurën dhe tju vlejë si një kulturë dhe virtyt i cili do trashëguar ndër breza duke patur një përfshirje të të gjitha fushave ku hapat e jetës të nxiten për një mirëqenie dhe stabilitet.
Të jenë të devotshëm dhe të ndjehen të barabartë në shoqëri.!
-Pse jo të Shkruaj dhe për tjera arsye!?
Dhe një nga arsyet është që të mbetet në kujtesë diku e ruajtur, një vepër do ta quaja nga një njeri i thjeshtë pa shkollë në universitete të larta.! Ashtu sikurse jam  unë për të treguar që bota e brëndshme  e njeriut përmban grimca mineralesh ku këtu nuk hynë në punë dipllomimet e Akademive....por që është një dhuratë nga zoti që shumkujt ja ka sjellë.!

Thesaret e Davës .!

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation