اخر الاخبار

آخر الأخبار

Të prita të mbledhim çaj.. Salo Shehu Kordha

 



A më mendove, moj vajzë
E lam bashkë, të mblidhnim çaj
Ne ishim të dashuruar
Donim të dilnim në mal.


Më the ti, e të thash unë
Si e bëmë, këtë punë
Mendimet, që bashkë i tham
U ndam, edhe më s'u pamë.


Iku Vera e u mbodh çaji
Shumë të prita i uruari
Atje lartë në maj mali
Sytë më mben,nga luadhi.


Shikoja mos vije ti
Ti puthja, unë sytë e zi
Fjalën që e kishim lënë
Do bënim, gjumin në tëndë.


Në erën e trëndelinës
Hëna do na bënte dritë
Do dilte e kuqëreme
Ndriçimi, do na shkëlqente .


Mblodha vetëm u shplodha
Një ylli  në qiell, i fola
E pyeta, mos të kish parë
Më tha ishe, në tjetër mal.


Pse ma bëre, moj me hile
Çfaj të pata, o moj lule
Mblodhe çaj më shumë nga mua
Mbeta vetëm, e sgjeta më grua.


Autore
Salo Shehu Kordha
Data /27/8/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation