اخر الاخبار

آخر الأخبار

A Ka Shpresë Për Njerzimin?!!.. Donika Meta Gjura

 



Sa i trishtë ishte mëngjesi,
Kur në klan dëgjuam lajmin,
Ç'paska qënë kjo orë e zezë,
Në Tetovë u dogj spitali..

Ahh, covid qofsh i mallkuar,
Të sëmurët për t'kuruar aty,
Me t'dashurit e tyre të malluar,
Ç'do ditë prisnin t'bëhen mirë..

Por kështu nuk deshti fati,
Të dalin t'gjallë e me shëndet,
Gjithë godina u përfshi n'flakë,
Me t'sëmurë e personel..

Të trishtuar nëpër shtretër,
Vdekjen aty e panë me sy,
Të 14 - të në zjarr u tretën,
U shkrumuan e u bënë hi..

Moj Tetovë motër Dardane,
Ndër shekuj e larë me gjakë,
Bijtë e bija të kësaj nëne,
T'mirën t'keqen kemi bashkë..

A ka shpresë për njerzimin?
Me jetuar pa frikë n'ktë Botë?
Me i thënë STOP! Trishtimit,
E kërkush t'mos derdhë më lot?

M'thuaj pra o njeri shpirt keq
Ti që ajrin po na helmonë,
Ty që po i hap gropën vetes,
All- llahu ferrin po t'siguronë!

Ngushëllimet e mia të përzemërta për të gjithë familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi..Ooo Zoti ynë na fal nëse gabojmë! Me dhimbje në shpirt e lot në sy jemi e gjithë shqiptaria pranë jush Tetova jonë e dashur pas kësaj paçit bekime e qofshi nën kujdesin e Zotit AMMIN!


Donika Meta Gjura
D.10.09.2021!

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation