اخر الاخبار

آخر الأخبار

Aman këto të shkreta.. Salo Shehu Kordha

 



Parat kush i ka, më shumë i kërkon
Ata që si kanë, a's ngjyrën s'ua shikojn
Për këto të shkreta, ikëm nga vatani
S'na i njihte syri, po na i donte xhani.


Dhe nga ne më parë, ikën shokët tanë
Punuan dhe mblodhën, në firma i çuan
Të shkretat, u shtuan, u mbush plotë çanta
Si morën ti gëzonin, po më shumë kërkonin .


Një ditë u dha lajmi, bobo u mbyll gjallica
U sëmurën njerzit, se smorën a's nga pakica
I donin me dëngje, pa u lodhur,  pa punuar
Mbetën duar bosh, dhe xhepat u mben shpuar.


Shtëpit kishin shitur, edhe flinin jashtë
Do shtonin parat, se do ngrinin pallatë
Shitën edhe lopën, shitën dhe gomarin
E dhan dhe samarin, i bleu kush qe i zgjuari.


I shitën dhe tokat, mullarët me maja e bar
Nuk lan gjë pa shitur, e para dot s'fituan
Ikën morën rrugën, maleve plotë dëbor
Në vende të pa njohura, kalimera dhe hellow.


Për këto të shkreta, mbem një jet kurbetit
Blem dhe pallate, i paguajm tatimet shtetit
Shtëpitë po rin mbyllur, s'kemi koh të vemi
Duam një çant para, që të vemi e të kthehemi .


Autore
Salo Shehu Kordha
28/8/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation