اخر الاخبار

آخر الأخبار

STATUSI I NJË PRINDI SHQIPTARË!.. Mimoza Hoxha Xhebexhiu

 



Statusi i një prindi shqiptarë,
me krenari e them,se zë vëndin e parë,
janë me të vërtetè shumë të përkushtuar,
me mëndjen ,se fëmija i tyre,duhet arsimuar!

Edhe pse shumë dobët nga ekonomia,
për ta në plan të parë është fëmija!
Sa mirë më vjen,që e kanë ruajtur në kulturë,
ku në thelb është dija ,që duhet pasuru!

Kështu në fakt na e kanë lënë të parët tanë,
që kanë studiuar në tërë botën anembanë,
edhe pse shumë të varfër në ekonomi,
nuk i pengoi askush në rrugën për dije e dituri!

Statusi i një prindi shqiptarë sot,
ka të bëjë me dashurinë më të pastër në këtë botë,
nuk e vë në dyshim,çdo prind e do fëmijën e tij,
por ne bëjmë të pamundurën ,edhe pse në skamje e në varfëri!

Një nderim ,dhe respekt të vecantë,
për ata të pazëvendësueshmit prindërit tanë,
ku përveç se na dhanë të bukurën jetë,
na e mësuan edhe rrugën e saj të vërtetë!

Autore:Mimoza Hoxha Xhebexhiu
Albania
2/09/2021.

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation