اخر الاخبار

آخر الأخبار

Marton Nëna Djalin O .. Salo Shehu Kordha

 



Marton nëna djalin o, djalin o
Me një vajzë të bukur o, të bukur o
E ka zgjedhur nëna vetë, nëna vetë
Nikoqire e për ysmet, e për ysmet.


Djali i nënës, marshalla, o marshalla
E ka rrit nëna, për sevda, o për sevda
Më i miri në dynja, o në dynja, sa më s'ka
Trim, e sokol mali, lum nëna që e ka djalin.


O moj çik, që je rrit në malsie, e në malsie
Të do nana, nuse për shpie, e nuse për shpie
Të më urdhrohesh, si bija ime, oj si bija ime
Oj nusja e nanës me shtat selvie, oj shtat selvie

Nana të do, të më lindësh, shumë sokola oj çik
Në katund  të dëgjohet, vallja e çiftelia , oj cuc
Të më gëzoj zemra e nanës, oj sokoleshë trime
U ka nana, diell e hënë, që ndrini bashkë me yjet, e u ka Nana, të dy si yje

Autore
Salo Shehu Kordha
Data /7/9/2021

ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation