Me hiq nga lista, miku im… Mia Durrës
Mos më mbaj në kujtesë si hije e vjetër,
si emër që s’di më ku të flejë.
Në raftet e zemrës, më lër të rrëzohem ngadalë,
pa zhurmë, pa dramë, pa “pse”.
Me hiq nga lista, miku im i heshtur,
aty ku emrat bëhen barrë e jo kujtim.
S’dua të jem nënvizim i një kohe të tretur,
as shenjë e një rruge pa kthim.
Nëse dikur qeshëm në të njëjtën dritë,
le të mjaftojë ajo si falje e fundit.
Mos më kërko në ditët që s’të flasin më,
as në netët që s’na njohin si dikur.
Me hiq nga lista, pa më gjykuar,
si fletë që era e kthen pa zë.
Dhe nëse një ditë të kujtohem papritur,
le të jem thjesht kujtim jo peng, jo më.

ليست هناك تعليقات
مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation