اخر الاخبار

آخر الأخبار

Luaj me kukulla… Silvana Çekiçi Rodi



 

Luaj me to si dikur kur e vogël ishte bota 


Si atë herë kur ëndrrat nuk njihnin kufij. 


Një copë leckë, qindra buzëqeshje të ngrohta


Zemra ndërtonte pa fund piramida ,mbretëri.


 Kukullat e fëmijërisë mbanin sekretet e para, 


lotët dhe  gëzimet tona nuk kishin fund. 


Nuk flisnin, por dëgjonin rrahjet e ngadalta. 


Gjersa erdhi rinia si t ë ishte një pëllumb


Pas kukullave ëndrrat morën fytyra të tjera.


 Dashuria u bë kukulla më e bukur në jetë


 shpresa veshi fustane me ngjyra të reja


 e zemra vazhdoi të lunate si dinte ajo vetë


Më pas erdhën vitet, me rrudhat mbi duar,


 me kujtime që rrinë si dantellë te shpirti.


 Kukullat nuk janë për të zbukuar


 por jetojnë në sytë e mbesës a të një nipi


Në buzëqeshjen e çdo fëmije shpiket një botë e re. 


Ende luajmë me ca kukulla të çditshme


Jo me ato prej plastike , porcelani a pëlhure 


Janë  shpresat që nuk plaken dhe kujtime.


Janë dashuritë që shfaqen te një fustan të ri.


 Dhe vetë jeta është një kukull e brishtë.


nëse e mbajmë me butësi, ajo na fal pafajësi


 Na sjell guximin e rinisë dhe urtësinë. 


Luaj me kukulla, sepse zgjoj pastërtinë


Mes tyre jeta mbetet vetëm me dritë,


Muaj të mbarë miqtë e mi 


Tiranë 01.07.2026


ليست هناك تعليقات

مرحبا بكم في الموقع الإعلامي للمنتدى الثقافي الدولي شكرا لتواصلكم معنا ولمشاركتكم الفاعلة
Welcome to the media site of the International Cultural Forum. Thank you for contacting us and for your active participation